Dy mesazhe për ata që kanë probleme me namazin! – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Dy mesazhe për ata që kanë probleme me namazin!

Mesazhi i parë: Ju që keni probleme me namazin dhe akoma nuk jeni të rregullt me namaz, e kuptoni që ka njerëz që ndalohen nga namazi dhe nuk mund të falin namaz? Ndoshta ndonjëri që na ndjek në këtë ligjëratë ka probleme me namazin, duhet të kuptojë se ka njerëz që duan të falen por nuk mund të falen dot se nuk i lejojnë prindërit të falen.

Mesazhi i dytë ka të bëjë me prindërit.
O njerëz të çuditshëm! Ju që virusi i ateizmit dhe i komunizmit akoma është në gjakun tuaj dhe trupin tuaj, lërini fëmijët të falen, të luten, se një fëmijë që e vendos ballin në sexhde dhe që i lutet Zotit, duhet të kuptoni se është në të mirën tuaj dhe është në interesin tuaj.

Një fëmijë i mirë që e vendos ballin në sexhde, e di se Xheneti nuk fitohet pa kënaqësinë e prindërve, prandaj mos u bëni pengesë për fëmijët tuaj, se ju nuk e dini se çfarë mirësie dhe bekimi ju ka dhënë Zoti kur ju e keni njërin prej fëmijëve që fal namaz, apo fëmijët që ju falin namaz. Prandaj mos bëni pengesë për fëmijët tuaj.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të parë videon