Tërbim francez nga një fushatë europiane mbi “Shaminë”

Franca ka ndaluar fushatën e nisur nga Këshilli i Evropës në luftën kundër gjuhës së urrejtjes kundër myslimanëve raporton Anadolu Agency.

Ministrja franceze për Rininë dhe angazhimin e tyre, tha se ishte e tronditur nga fushata e Departamentit për Përfshirje dhe Kundër Diskriminimit.

“Fushata është kundër vlerave të Francës. Videoja e fushatës inkurajon mbajtjen e shamisë. Ne e dënojmë këtë. Franca përcolli mosmiratimin e saj për këtë fushatë në Këshillin e Evropës dhe fushata u anulua”, tha El Hairy.

Komisioni Evropian ka siguruar fonde për fushatën në kuadër të programit të ligjit, barazisë dhe qytetarisë, shkruan “Le Figaro”.

Fotot e grave të veshura me shami janë postuar në llogarinë Twitter të Departamentit për Përfshirje dhe Kundër Diskriminimit me parullat “Liria është në shami”, “Sillni gëzim dhe pranoni hixhabin” dhe “Bukuria është në diversitet si liria në hixhab”.