Si sot më 31 tetor të vitit 1843 u lind në Gradec të kazasë së Tetovës Mehmet pashë Deralla.

Si sot më 31 tetor të vitit 1843 u lind në Gradec të kazasë së Tetovës Mehmet pashë Deralla.

Ka qenë ushtarak dhe nëpunës i Perandorisë Osmane, pjesëmarrës në veprimet e Lidhjes së Prizrenit, pjesëmarrës në punimet e Kuvendit të Vlorës dhe ministër i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë.

Deralla u përfshi me lëvizjen Kaçake në viset shqiptare të pushtuara nga serbët, prej të cilëve u arrestua dhe burgos. Ndërroi jetë në vitin 1918 në burgun e Podgoricës, ku thuhet se e helmuan.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.