Më ka vdekur vjehrra, pas 6 ditësh edhe vjehrri! Më kanë thënë të ther një pulë të zezë para se…! – Dr. Imam Ahmed Kalaja

?????????????????????????????????????????????????????????

Pyetje: Më ka vdekur vjehrra, pas 6 ditësh edhe vjehrri! Më kanë thënë të ther një pulë të zezë dhe ta fusim në dhe para se ta çojmë xhenazen te varrezat në mënyrë që mos të ndodhë edhe një vdekje e tretë në familje! A është e vërtetë?

Përgjigja: Këto janë përralla, paganizma dhe bestytni. Se ça lidhje ka pula e zezë, therja e pulës së zezë, dhe futja e pulës së zezë në dhe para se të futet xhenazja atje! Unë nuk e di këta përshembull që kanë bërë këtë pyetjen, a e kanë bërë këtë punë? dhe nëse nuk e kanë bërë, a ka vdekur një i tretë aty në atë shtëpi?

Nuk ka dyshim se këto janë llafe plakash. Mund të ketë ndodhur ndonjëherë kjo lloj historie si sprovë prej Zotit.
Se ka raste që Zoti i Madh i sprovon jerëzit me këto lloj gjërash në mënyrë që të duket besimtari i vërtetë nga besimtari fallco. Besimtari i vërtetë nuk e vepron këtë gjë, dhe vdes i treti, i kaërti e me radhë, ai nuk e vepron këtë gjë sepse e di se kjo lloj “shkence” kjo lloj riti është paganizëm dhe nuk ka lidhje me shkaqet fetare dhe me shkaqet shkencore.
Për këtë arsye nuk e vepron.

Jo të iki i treti, po edhe i pesëmbëdhjeti të iki ai e di se është caktimi i Zotit. Ndërsa injoranti e vepron, dhe me të vërtetë nuk vdes njeri i tretë! Sprovë nga Zoti. Dhe këtu besimtari vihet në provë dhe thotë, absolutisht nuk ka lidhje fare me kokën e pulës që të futet në dhe, ky thjesht është caktimi i Zotit që nuk ka vdekur njeri tjetër.

Vijon më poshtë…!

Kliko këtu për të parë videon