Si duhet të veprojmë nëse na ikin çdo ditë namaze nga koha? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Si duhet të veprojmë nëse na ikin çdo ditë namaze nga koha?

Përgjigje: Në raste të tilla ne nuk mund të japim një përgjigje pa e ditur se si është problemi personit me detaje.
Ne themi shkurtimisht se Allahu ka thënë në Kuran: “Kush me të vërtetë i frikësohet Zotit, Allahu do t’ia japi një zgjidhje.” Ky është premtimi i Zotit.

Që do të thotë se, nëse njeriu vërtet mundohet ta gjejë një zgjidhje, ka për t’ia lehtësuar i madhi Zot zgjidhjen. Pra Zoti i madh do t’ia japi një rrugëzgjidhje njeriut. Pastaj, nuk kam ku të falem ose jam në punë, kjo është shumë e përgjithshme, sepse punët tona nuk janë punë të atilla që njeriu nuk mund të shkëputet për të bërë një falje.

Po edhe nëse janë punët të atilla njeriu mund të kordinojë.

Vijon më poshtë…

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të parë videon