Tërmetet, fenomen i rastësishëm, paralajmërim apo ndëshkim prej Allahut !?
Allahu i Madhëruar në Kur’an ka thënë: “Andaj, ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.” (Kur’ani, El-A’raf, 78).
Tërmeti (dridhja e tokës) është fenomen natyror, që i godet vendet e ndryshme të botës. Pasojat e tij, kryesisht janë fatale. Shkenca e shkencëtarët kanë diskutuar për shkaqet fizike të tërmetit, por ai akoma mbetet një fenomen enigmatikë, i pandalshëm dhe i befasishëm. E, përtej kësaj, Kur’ani ka folur për aspekte metafizike të tërmetit, sipas të cilave, tërmetet ndodhin brenda vullnetit të Allahut, dhe përçojnë mesazh për shoqërinë.
Konteksti i ajetit dhe hipotezat e çështjes
Ajeti i sipërshënuar (El-A’raf, 78) flet për realitetin e tërmetit si një prej fatkeqësive të shpeshta natyrore. Në të vërtetë, ajeti vjen si një përmbyllje e një konteksti kur’anor, ku Allahu i Madhëruar e rrëfen ngjarjen e një grupi njerëzish nga populli i pejgamberit Salih a.s., të cilët e kishin përjetuar tërmetin gjatë natës, për shkak të arrogancës ndaj shpalljes dhe të Dërguarit të Allahut. Grupi, që nuk i besoi thirrjes së Salihut a.s., tregoi kryeneçësi dhe nënçmim banal ndaj shpalljes së Allahut.
Si pasojë e kësaj, ata u goditën me një tërmet të fuqishëm, i cili i rrënoi shtëpitë e tyre, më se, në mëngjes u gdhinë të vdekur. Siç shihet, ajeti në mënyrë përmbajtësore e thekson tërmetin, duke ndërlidhur në mënyrë të pandashme shkaqet e tij, ndodhien si dhe pasojat. Prandaj, në këtë kontekst, hipotezat kryesore të çështjes janë si në vijim:1) Tërmeti nuk ndodhë rastësisht; dhe2) Tërmeti, mbase është ndëshkim prej Allahut.3. Domethënia e “tërmetit”
“Tërmeti” si nocion nënkupton lëkundjen e fuqishme të një pjese të kores së tokës[1], që shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar. Në sipërfaqen e tokës, tërmeti shkakton krijimin e valëve sizmike, dhe nganjëherë edhe në krijimin e dallgëve detare, cunami. Ai, mund të shkaktojë dëmtime të mëdha njerëzore dhe materiale. Intenziteti i tij matet me ballë.[2] Në Kur’an, për nocionin “tërmet”, ka ardhur fjala “er-rrexhfetu”[3], që do të thotë: “dridhje e ashpër Po ashtu, për dridhjen e tokës, ka ardhur edhe fjala “Ez-zilzal”.[5]
Allahu i ndëshkon njerëzit dhe shoqëritë në këtë botëMendoj, se tani, kemi arritur në pikën më të rëndësishme të këtij punimi. Por, para se të flasim për tërmetin si formë e ndëshkim prej Allahut, dëshiroj të flas për mundësinë e ndëshkimit të Allahut ndaj njerëzve në këtë botë. Sepse, shumë njerzë mendojnë se ndëshkimi i Allahut, do të ndodhë vetëm në botën tjetër (ahiret). Ndoshta, kjo bindje është krijuar, ngase çështja e shpërblimit dhe e dënimit kryesor, ndërlidhet me xhennetin dhe xhehennemin, e të cilët janë specifikë për jetën pas vdekjes, respektivisht pas shkatërrimit të kësaj bote (Kijametit).
Sikundër kësaj, shpërblimi i Allahut dhe ndëshkimi i Tij ndaj njerëzve ndodhin dhe në këtë botë, në mënyrë të vazhdueshme. Këtë fakt, njerëzit e vërejnë përditë.Në Kur’an dhe Hadith, kanë ardhur shumë citate që vërtetojnë se Allahu i Madhëruar i ka dënuar deri në shkatërrim të përgjithshëm të gjitha ato shoqëri njerëzore, që nuk e kanë pranuar udhëzimin e Tij (shpalljen), dhe kanë treguar kryeneçësi, nënçmim dhe tallje. Allahu thotë: “Sa fshatra(banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Jonë u erdhi atyre natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur). Kur u erdhi atyre dënimi Jonë, s’kishin ç’të kërkonin tjetër, vetëm të thonë: vërtetë, ne ishim zullumqarë (të pranojnë gabimin)” (El-A’raf, 3-4). Ndërsa, ajeti në vazhdim e sqaron më saktë atë që dëshirojmë ta themi: “Nuk ka asnjë nga fshatrat(nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para ditës së Kijametit. Kjo është e theksuar në Libër (Levhi Mahfudh).” (El-Isra, 58)