Madhështia është Cilësi nga Cilësitë e Krijuesit, dhe nuk i takon askujt përveç Tij. Kështu që asnjë njeriu nuk i takon që të bëhet mëndjemadh, dhe ta mbajë veten lartë, por duhet të pastrojë zemrën dhe veten e tij plotësisht nga ky ves.
Sepse kush ka në zemrën e tij një grimcë mëndjemadhësi, ai është në rezik të madh.
Për këtë Profeti Muhamed (paqja Zotit qoftë mbi të) ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet kush ka në zemrën e tij një grimcë mëndjemadhësie.” Atëherë një burrë tha: O i Dërguari i Zotit, a është mëndjemadhësi nëse i ke rrobat dhe këpucët e mira? Profeti Muhamed (paqja Zotit qoftë mbi të) tha: “Allahu është i bukur dhe e do të bukurën. Mëndjemadhësi është mospranimi i së vërtetës dhe nënvlerësimi i njerëzve.”
Vijon më poshtë…
Kliko këtu për të parë videon