A mund të falemi ulur në punë nëse nuk kemi mundësi? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A mund të falemi ulur në punë nëse nuk kemi mundësi?

Përgjigja: Edhe kjo pyetje është e ngjashme me ato pyetjet e tjera, që ka raste që njeriu ndodhet në një punë dhe nuk ka mundësi të falet ashtu siç duhet. Ka gjëra që në namaz mund të tolerohen edhe po nuk i bëri njeriu, dhe ka gjëra që nuk tolerohen. Është njësoj sikur të thuash: Meqënëse jam në punë, a mund të falem para kohe? Themi jo se nuk quhet namazi po nuk u fale në kohë.

Meqënëse jam në punë a mund të falem pa abdes, të mar tejemum se nuk shkëputem dot nga vendi i punës? Themi jo nuk bën. E falura ulur për shkak të punës, është njësoj si të gjitha këto. Sepse të qëndrosh në këmbë në farz, është shtyllë prej shtyllave të namazit. Domethënë, nuk është me dëshirë që po deshe qëndron në këmbë kur falesh apo po deshe qëndron ulur.

Në sunete mund të falesh edhe ulur nuk ka problem, sepse mer vetëm gjysmën e shpërblimit ka thënë profeti Muhamed (paqja Zotit qoftë mbi të), ndërsa në farz nuk ka tolerancë duhet të falemi në këmbë. Përveçse nëse njeriu nuk ka mundësi pasi është i sëmurë nga shëndeti.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Vijon më poshtë…

Kliko këtu për të parë videon