Depresioni!!! – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Janë parë disa studime në raport me depresionin dhe vetëvrasjen, dhe është parë që vendet që kanë besim dhe praktikohet besimi sidomos kur flasim për Islamin, fjala vetëvrasje nuk ekziston. Dhe përqindja e vetëvrasjeve është 0,0. Ndërkohë që mund të ketë në këto vende vdekje për shkak të urisë, siç ndodh në shumë vende të afrikës, mund të ketë vdekje të mëdha masive për shkak të kolerës apo për shkak të luftrave, dhe megjithatë koncepti i vetëvrasjes nuk ekziston.

Ndërkohë që në një studim se kush janë njerëzit që shkojnë më shumë në vetëvrasje, është parë se më shumë janë ata që shkojnë në mesatare e lartë. Që do të thotë, janë përmbushur nevojat. Se dikush mund të thotë që dikush shkon në vetëvrasje se ka borxhe, dikush shkon në vetëvrasje se nuk ka çfarë të hajë. Këto janë raste shumë të rralla, po në përgjithësi këto zgjidhje shkojnë te ata njerë që i kanë përmbushur nevojat e tyre dhe janë mbi mesataren në jetesë.

Shkaku është motivi i të jetuarit.
Në momentin që e lidh veten me Zotin, në momentin që e lidh veten me botën tjetër motivimi i tij është shumë lart. Për këtë arsye nuk e lë veten e tij në katrorin e përplasjeve, problemeve dhe shqetësimeve. Në momentin që e motivon, e lidh veten dhe jetën e tij me diçka në këtë botë që mund të jetë një vajzë, mund të jetë një post, mund të jetë famë etj dhe nuk e arrin, kjo e çon njeriun në mendime, kjo e çon në stres derpesion vetëvrasje etj…

E rëndësishme është me Zotin ta kesh mirë, e rëndësishme është të jesh i kënaqur me atë që Zoti ka caktuar, se fundja nuk del dot nga programimi që Zoti ka bërë për njeriun. Pra, ne jemi të programuar dhe kjo botë është e programuar prej Tij, ne nuk dalim dot nga programimi. Atëherë kënaqu me atë që Zoti ka programuar se ndoshta ka qënë e shkruar që mot ta arrish diçka.

Kur ti thua me shpirt: “Jam i kënaqur me Allahun si Zotin tim…” Çdo të thotë jam i kënaqur me Allahun si Zotin tim, llaf goje që thuhet? Apo jam i kënaqur me kuptimin jam i dorëzuar përpara Zotit përballë çdo gjëje që Ai e ka shkruajtur si fatin tim. Normalisht që duhen bërë shkaqet dhe sebebet dhe kjo është çështje tjetër. Pra, jam i kënaqur me Allahun si Zotin tim përballë çdo situate me të cilën Ai më përball.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të parë videon