Pyetje: A është e vërtetë se kijameti do të bëhet ditën e xhuma në aksham, prandaj është e pëlqyeshme që të thërritet ikameti menjëherë pas ezanit që të paktën të kemi falur namazin e akshamit?
Përgjigja: Po është e vërtetë. I Dërguari i Allahut (paqja Zotit qoftë mbi të) ka thënë: “Dita më e mirë që ka krijuar Zoti ndër të gjitha ditët është dita e xhuma. Në këtë ditë Zoti krijoi Ademin a.s, në këtë ditë e futi në Xhenet, në këtë ditë ai doli prej Xhenetit dhe në këtë ditë do të bëhet Kijameti.”
Ndërsa për kohën se kur do të bëhet në ditën e xhuma Kijameti, nuk ka ndonjë argument. Pra nuk thuhet do të bëhet për ikindi, apo për drekë, apo për aksham apo për jaci, thuhet vetëm ditën e xhuma do të bëhet Kijameti. Ndërsa kjo që thonë njerëzit që menjëherë pas ezanit duhet thirrur ikameti që mos të na zejë kijameti pa falur akshamin, themi kjo nuk funksionon dhe nuk ekziston.
Vijon më poshtë…
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të parëvideon