Nga gjërat e transmetuara nga Profeti Muhamed (paqja Zotit qoftë mbi të), është dhe një lloj i veçantë i shehadetit që kush e thotë qoftë dhe njëherë në jetën e tij, Zoti thotë Profeti Muhamed (paqja Zotit qoftë mbi të) ka për ta futur në Xhenet çfarëdo të ketë bërë ky njeri.
Shehadeti ‘unik’; Kush e thotë me sinqeritet qoftë dhe njëherë dhe është i bindur, Zoti do ta fusi në Xhenet çfarëdo të ketë bërë! ‘Ubadeh b. Samit tregon se Profeti Muhamed (Bekimet e Zotit qofshin mbi te) ka thene: „Ai qe thote: ” Eshedu en la ilahe illallah wahdehu la sherike leh, we enne Muhammeden ‘abduhu we resuluh, we enne ‘Isa ‘abdullahi we resuluhu , we kelimetuhu elkaha ila Merjeme, we ruhun minh, we ennel-Xhennete hakk, wen-Nare hakk; Allahu do ta fuse ne xhenet çfare do qe te kete bere “ Mutefekun Alejhi, Buhariu Muslimi.
Ubade b. es-Samiti, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut (Bekimet e Zotit qofshin mbi te) ka thënë:”Kush thotë: – ”Dëshmoj se nuk ka të Adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një të Vetmit, dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, se Isai biri i Merjemes është robi i Zotit edhe i Derguar i Tij si edhe i biri i robëreshës së Allahut si edhe Urdheri i Zotit “BËHU!” me të cilën Ai e urdhëroi krijimin e tij pa baba ne barkun e Merjemes si edhe Shpirt i Perzgjedhur edhe ardhur, krijuar prej Zotit, se xheneti është i vërtetë dhe zjarri është i vërtetë”- Allahu do ta fusë në xhenet nga cila prej tetë dyerve të xhenetit të dojë”. (Buhariu dhe Muslimi) (Sipas nje transmetimi tjeter: “Allahu do ta fusë në xhenet, çfardo që të ketë bërë”)
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të parë videon