Një shtetas amerikan hyri me forcë dhe dhunoi një xhami në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Michael Wolfe u shpall fajtor për ngjarjen e ndodhur në janar të vitit 2016, ku kamerat e sigurisë e filmuan duke thyer xhamat dhe dritaret e xhamisë. Para se të largohej, Wolfe la në derën kryesore të xhamisë një bërxollë derri.
37-vjeçari u akuzua edhe për akuzën e tentativës së vrasjes, që u hodh poshtë nga gjykata pasi në pamjet e kamerave të sigurisë ai shfaqej vetëm duke vandalizuar xhaminë dhe nuk sulmoi asnjë besimtar.