Ujgurët musliman, edhe Kosova bojkoton Olimpiket e Kinës

Edhe Kosova vendosi të precedentin e bojkotimit të Lojrave Olimpike të Pekinit pas tre shteteve të tjera, nën arsyetimin e shkeljes së të drejtave të njeriut në këtë vend, rasti i pakicës muslimane ujgure. Kjo është bërë e ditur nga këshilltari i presidencës së Kosovës, Bekim Kupina.

Ky i fundit tha se vendimi i Vjosa Osmanit vjen pas bojkotimit nga ana e shteteve tjera demokratike, si SHBA, Australi dhe Britani e Madhe.

“Presidentja Osmani mbështet vendimin e SHBA-ve për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Presidentja Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin”.