Akademiku japonez i cili u konvertua në fenë Islame pas sjelljeve të mira të muslimanëve

Akademiku japonez 32-vjeçar Kayyim Naoki Yamamoto, i cili erdhi në Konya për të marrë pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Konvertimit, për Anadolu Agency (AA) shpjegoi se si është njohur me Islamin.

Yamamoto tha se morali dhe mësimet shoqërore në Islam ndikuan tek ai dhe tha se ai u bë musliman.

Duke theksuar se ai vendosi të vinte në Turqi për të mësuar rreth urdhrave dhe ndalimeve, rregullave dhe historisë së Islamit, Yamamoto tha se ai në qendrën arsimore në Stamboll studioi turqishten, arabishten dhe persishten, Kuranin dhe shkencat islame.

Në Japoni rritet numri i të konvertuarve në Islam

Ai tha se vazhdon studimet akademike si anëtar i Fakultetit të Doktoraturës në Universitetin Marmara. “Pas takimit me Islamin, kishte njerëz që më uruan. Unë u konvertova në fenë Islame me rastin e mësuesit tim në universitetin në Japoni, i cili u konvertua në musliman. Numri i muslimanëve në Japoni po rritet. Ka shumë studentë që konvertohen në fenë Islame”, tha Yamamoto.

“Çdo vit vijnë studentë të rinj. Të jesh musliman është shumë e lehtë në Japoni, por të jetosh si musliman është e rëndësishme. Informacioni për Islamin në Japoni mungon shumë. Është e vështirë të jetosh me identitetin musliman”, thekson akademiku japonez.

“Ne po përgatisim intelektualë muslimanë”

“Pasi u bëra musliman kam ardhur në Turqi për të mësuar si bëhen adhurimet, çka është hallall dhe çka është haram”, thotë Yamamoto.

“Përjetova një lumturi të madhe kur u bëra musliman. Tash po drejtoj një projekt, duke sjellë japonezët e konvertuar në Islam në Turqi. Ua mësoj Islamin dhe kulturën. Ata gjithashtu mësojnë turqisht, arabisht dhe persisht. Ne trajnojmë intelektualë muslimanë, u japim atyre mundësi trajnimi. Aktualisht kam 5 studentë të rinj musliman”, tha ai.

Yamamoto trego se rregullisht takohen në ambiente private dhe në sallën e studimit të një fondacioni. “Ne zhvillojmë mësime me programin e edukimit online. Këta studentë do t’i kryejnë këto aktivitete edukative edhe kur të kthehen në Japoni. Studentët e mi do të stërviten që muslimanët atje të mos privohen nga dituria. Edhe ata tjerëve dhe kështu do të vazhdojnë në këtë rrugë”, tha ai.

“Unë do ta shpjegoj Islamin kur të kthehem në Japoni”

Një nga studentët e Yamamoto-s, 24-vjeçari, Hussein Jumpei Watanabe, i ardhur nga Nagoya e Japonisë tha se ai u bë musliman 5 vjet më parë.

Watanabe tha se i kishte bërë shumë përshtypje gjendja e muslimanëve që jetojnë në kohë të vështira në Siri dhe Irak. “Teksa doja t’i njihja ata, u njoftova me Islamin. Aktualisht jam duke mësuar gjuhën në Turqi. Unë studioja shkencat sociale në vendin tim. Kur të kthehem në Japoni do ta shpjegoj Islamin”.