Tetë studentë falen jashtë shkollës në të ftohtë pasi nuk u lejuan brenda! Akademia: Kërkojmë ndjesë të sinqertë (video)

Sipas britanikes Daily Mail pamjet ngjallën zemërim pas pretendimit nga komuniteti mysliman se ata janë përzënë nga klasa nga një mësues duke u detyruar të kryejnë ritualin e lutjeve në të ftohtë.

Pamjet e publikuara në median britanike po bëjnë xhiron e rrjetit. Tetë djem të një akademie në Oldham shihen teksa kryejnë faljen e së premtes jashtë ambienteve të shkollës.

Pas kryerjes së faljes së namazit, ata marrin çantat dhe futen sërish në mësim. Shkolla ka kërkuar falje në lidhje me rastin pasi studentët nuk u lejuan të faleshin brenda në shkollë por jashtë në të ftohtë.

Stafi i shkollës tha: “Kërkojmë falje të sinqertë. Jemi krenarë për diversitetin tonë dhe kurrë nuk do t’i ndalojmë studentët të luten ose t’u kërkojmë atyre të luten jashtë.”-tha një zëdhënës i akademisë.

Kliko këtu për të parë videon