Hidhen themelet e projektit madhështor nga hoxha dhe bamirësi Halil Kastrati

Para disa ditësh hoxha dhe bamirësi i Kosovës Halil Kastrati, njoftoi për një projekt madhështor ku do të strehohen me qindra të moshuar.

Sot ky projekt nisi të bëhet realitet.

Statusi tij:

I nisem edhe dy projekte të rëndësishme! 😊

Sot në qytetin e Vushtrrisë vendosëm gurthemelin e Qëndrimit Ditor për të moshuarit.

Ky projekt do të ndërtohet në një hapësirë prej më shumë se 2 hektarësh.

Po ashtu e filluam edhe kuzhinën humanitare për t’i ushqyer skamnorët.

Faleminderit kryetarit Xhafer Tahiri!

Faleminderit bamirës. Zoti kurrë mos iu humbtë!