Si ti zgjidhim hallet dhe problemet? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Ishte njëri që kishte një hall shumë të madh dhe ishte shofer taksie. Del hoxha që të shkojë në xhami dhe mer taksi, dhe kur e shikon ai hoxhën i thotë kam një hall shumë të madh dhe fillon të qajë taksisti. I thotë hoxha: Çfarë halli ke? Dhe ia tregon taksisti hallin dhe sikletin, dhe i thotë: Si ta zgjidh? I thotë hoxha, do të jap një numër telefoni dhe mere në telefon atë numër se ka për ta zgjidh hallin që ke.

Çfarë numri është ai i thotë taksisti? Është numri 222 i thotë hoxha. Po kush është ai që e ka numrin 222 i thotë taksisti ministri, kryeministri apo prersidenti? Është njëri më i madh sesa këta të gjithë i thotë hoxha. Pash Zotin më trego kush është ky i thotë hoxha! Hoxha i thotë: Çohu në dy të natës, mer abdes, fal dy rekat namaz dhe derdhi dy pika lot.

Vijon më poshtë…

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të parë videon