“S’dua të flas me njerëz homofobë”/ Psikologia Edlira Durmishi i përgjigjet gazetares: Dikush duhet t’i shpjegojë Zhaklinës se…

Dje në emisionin “Zona Zero” në Top News, pati një debat të fortë mes psikologes Edlira Durmishi dhe blogeres, Zhaklin Lakatari, rreth “Kodit të Familjes”.

Përplasja erdhi pas diskutimit për projektligjin për birësimin e një fëmije nga vetëm një prind i vetëm, ndërsa debati u kthye në personal.

Pas “incidentit” ku blogerja braktisi edhe emisionin, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Psikologia Edlira Durmishaj.
 
Psikologia shkruan se ‘dikush duhet ti shpjegoje zonjës Zhaklina se, të kesh mendim ndryshe nuk është e rrezikshme dhe të jesh kundër një qasjeje personale seksuale nuk të bën fobik ndaj atyre njerëzve’.

Tema me rëndësi kaq të veçantë ku diskutohet siguria e fëmijëve duhen trajtuar me durim, kujdes dhe pergjegjësi profesionale por pa diskutim edhe morale. Dikush duhet ti shpjegoje zonjës Zhaklina se, të kesh mendim ndryshe nuk është e rrezikshme dhe të jesh kundër një qasjeje personale seksuale nuk të bën fobik ndaj atyre njerëzve. Fobia do të thotë të reagosh me alarm dhe ekspresivitet simptomash e reagimesh sikur të ishe përballë nje rreziku, madje ti shikosh si të rrezikshëm e te frikshem ata…njejte siç po sillet Zhaklina në fakt ndaj meje… gjithsesi kjo nuk i shërben çështjes.

Njerëzve nuk ju duhen axhendat personale të askujt në diskutime që shkojnë për interesin e përbashkët publik. Dhe po! Publiku dhe shoqëria, të gjitha shoqëritë kanë nevojë për norma, vlera dhe konvencione që shërbejnë si rregullator në jetë. Në këtë kontekst, normat nuk i bën ligji, madje ligji buron nga norma shoqërore, por gjithsesi ligji nuk mund të shërbejë për ti minuar normat.I gjithë thelbi i diskutimit sillet mbi : 1-A ka nevojë shoqëria shqiptare për ndryshime në kodin e familjes, kur tradita dhe kultura e vendit tonë pasqyron këtë familje natyrale nënë baba fëmije, duke përkufizuar në terma të qartë rolet gjinore dhe funksionet e modelet mendore që ato transmetojnë2- A është e gatshme shoqëria shqiptare të trajtoje diskutime që ne thelb vendosin në pikpyetje sigurine fizike psiqike dhe emocionale të femijës por edhe vetë këta anëtarë të komunitetit lgbti a janë të gatshëm të mbijetojnë me përgjegjësinë e prindërimit përballë stigmës dhe presionit i cili tashmë do ishte përgjegjesi mbi fëmijën.3- Ky ligj, a garanton mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi njerëzor, pedofilia e të tjera forma të abuzimeve seksuale. 4- Ky projektligj a shkon konform standarteve ndërkombëtare për parimin e reflektimit të normes shoqërore, sigurisë, dobisë dhe drejtësisë? 5- A ndihen të përfaqësuar shumica e shoqërisë nga forma, përmbajtja dhe funksioni i ligjit?

Kjo ishte ajo që kisha në plan të diskutoja, por e nderuara foli me irracionalitetin e emocioneve të saj dhe jo rracionalitetin e argumentave, fakteve apo dhe hipotezave. Mesazh drejtuar besimtarëve të çdo feje qofshin: Refuzoni tju quajnë Homofob. Homofobia nuk është baraz me pikëpamjen tuaj fetare mbi homoseksualizmin. Të jesh “X-fob” ju kategorizon në çrregullime antisociale me krakter ankthioz dhe potencial “rreziku” ku, nga njëra ane ju i konsideroni të rrezikshëm për ju kategoritë prej te cilave keni zhvilluar fobi në menyrë irracionale, dhe nga ana tjetër ju etiketoheni si të rrezikshëm për “targetin” tuaj i cili percepton frikën tuaj ndaj tyre. Pak e komplikuar. Eshte çështje e thellë por jo per këdo që nuk e lejon veten të konsiderohet masë e të kthehet në mish për top.Refuzoni kategorikisht, të etiketoheni apo asocioheni me dhunën për shkak të shprehjes së besimit tuaj.

Në valën e projekteve larëse dhe shplarëse me natyrë globale dhe funksion donacioni, është lakuar së tepërmi termi ekstremizëm i dhunshëm; Reagoni duke distancuar veten nga ky term i lig dhe reagoni duke distancuar besimin tuaj nga ky etiketim famëkeq. Ata që ju kategorizojnë si të tillë, ju detyrohen shpjegime serioze dhe me përgjegjësi deri edhe ligjore.Një natë më parë në emisionin STOP, ishim dëshmitarë të realitetit të frikshëm e pervers që bashkëjeton me qytetarët në mes te rrugës, në mes të gjelberimit e ajrit të pastër të liqenit ku shum nga ne zgjedhin mbrëmjen për të dalë të qetë pas orëve të gjata e të lodhshme të punëve.Nëse njerëz me prirje të tilla perverse guxojnë dhe intimidojnë meshkujt, sa të sigurta jane femrat e aq me tepër femijët përpara tyre? Nëse kjo forme abuzive neglizhohet në mes të rrugës në syrin e të gjithëve ne, çfarë mund të ndodhë brenda katër mureve me fëmijë të pa mbrojtur dhe të pafuqishëm për tu mbrojtur.Dhe pas gjithë kësaj të dalësh të promovosh dhunën dhe rrezikun e tyre, duke dashur edhe të legjitimosh një rrezik potencial për sjellje abuzive perverse, është dekantim njerëzor.

Kliko këtu për të parë videon e plotë