Tregohet se njëri prej dijetarëve takoi larg shumë në shkretëtirë një njeri që ishte shumë i moshuar dhe njëqind vjeç, i cili ishte shumë i shëndetshëm, shumë i fortë dhe i fuqishëm, sa qe nuk dukej tek ai asnjë shenjë plakje.
Dijetari i tha: Si ka mundësi që ti je kaq i fortë, kaq i shëndetshëm dhe aktiv ndërkohë që ti je njëqind vjeç, cili është sekreti yt? I moshuari i tha: Braktisëm smirën, zilinë dhe hasedin dhe Zoti na fali shëndetin.
Nëse do të jesh i shëndetshëm, nëse do të jesh i fortë, i fuqishëm dhe aktiv, largo nga zemra zilinë dhe smirën, sepse smira dhe zilia është sëmundja më e drejtë, fillon me të zotin e saj pastaj me të tjerët.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të parë videon