Peticion Bashkisë/ Muça: Zbukurime edhe për festat myslimane, kërkojmë barazi

Një peticion i nënshkruar nga disa besimtarë i është drejtuar Bashkisë Tiranë, për zbukurimet e festave edhe për Komunitetin Mysliman.

Brigida Muça, firmëtare e këtij peticioni, tha në studion e lajmeve të MCN TV se pret nga institucionet e qeverisjes vendore të sillet njësoj me të gjitha komunitetet fetare.

“Presim që edhe në festën e Bajramit apo Ramazanit të kemi të njëjtën atmosferë festive siç kemi tani për Krishtlindje. Nëse kjo është një festë, pse të mos ketë një të tillë edhe për komunitetin mysliman”.

Muça tha se kjo kërkesë është bërë për Tiranën fillimisht, por do të shtrihet edhe në qytete të tjera.

“Komuniteti ynë merr një leje për zbukurimin e xhamive apo institucioneve fetare me një pankartë dhe pak drita, vetëm kaq. Nuk ka zëra për këtë. Ramazani ka qëllim edukativ për brezin e ri”.

Për të nënshkruar peticionin: https://sq.petitions.net/peticion_per_iniciative_qytetare?fbclid=IwAR0CjxcJiW9vbIE54vh7GLDgzw8IUgBlRiOq9pZcOQ47kmpXbgG5-pcKkJ4