U përcoll për në botën tjetër me një varrim madhështor dhe përlotës, figura më e madhe islame e Serbisë. Muamer Zukorliç, 52 vjeç, humbi jetën krejt papritmas një ditë më parë, teksa po mbante një ligjëratë me studentë të tij.
“Ish-myftiu i Sanxhakut, hoxha intelektual, akademik, politikan dhe një lider i rrallë islam i kohës sonë, Muamer Zukorliç, ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të Gjithësisë, në moshën 52 vjeçare. Lusim Allahun ta mëshirojë dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit.