Salavatet janë shumë të rëndësishme në Islam, ato nuk duhet të neglizhohen.
Ngjarja që do të tregojmë me lejen e Zotit, është e mbushur me emocione. Një dijetar i njohur na tregon, derisa bëja tavaf rreth Qabes vërejta një njeri i cili për çdo hap që bënte i çonte salavat profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të). Iu afrova dhe e pyeta: O njeri, ti po i dërgon vetëm salavate Muhamedit (paqja dhe mëshira Zotit qoftë mbi të), nërkohë që ke lënë tesbihun, tekbirin dhe tehlilin. Me siguri për këtë ke ndonjë arsye të vlefshme?
Kur njeriu pyeti për mua dhe pasi u prezantova ai më tha: Sikur të mos ishe i huaj nuk do të ta tregoja rastin tim., dhe as që do ta zbuloja fshehtësinë time. Atëherë njeriu filloi të tregojë. Njëherë u nisa me babain tim në haxh, mirëpo gjatë rrugës ai ndërroi jetë dhe fytyra iu nxi krejtësisht. Unë ia mbulova fytyrën, dhe po prisja që të kalonte ndonjë njeri i cili do të më ndihmonte për ta varrosur babain. Duke pritur erdhi nata dhe unë rashë të bëj një sy gjumë.
Në gjumë pashë në ëndërr një njeri, e që më parë njeri më të bukur se ai nuk kisha parë, e as veshje më të bukur të veshur prej një njeriu nuk kisha parë. Njeriu erdhi pranë babait tim, ia zbuloi fytyrën dhe filloi që ta prekte me duart e tij fytyrën e babait, ashtuqë fytyra e tij mori një ngjyrë shumë të bukur bardhësie. Porsa njeriu filloi të largohej, unë e kapa përfundin e teshës dhe e pyeta: O rob i Zotit, kush je ti që në këtë mërzi të vish dhe me mëshirën e Allahut të bësh që babai im të duket kaq i bukur? I panjohuri mu përgjigj: A nuk më njeh? Unë jam Muhamedi i biri Abdullahut, pra i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira Zotit qoftë mbi të). Edhe pse babait yt ishte mëkatar, ai mua më dërgonte shumë salavate.
Dhe pasi që i ndodhi ajo që edhe vetë e pa, ai e pati lutur Allahun për ndihmë kurse mua për shefaat (ndërmjetësues tek Allahu) dhe unë shpejt erdha për ti ndihmuar, pasi është privilegji im që t’ju ndihmoj të gjithë atyre që më dërgojnë salavat. Në fund njeriu tha: Kur më doli gjumi, pashë se fytyra e babait ishte zbardhur dhe që nga ai moment gjithmonë i dërgoj salavat Muhamedit (paqja dhe mëshira Zotit qoftë mbi të).
Kliko këtu për të parë videon