Lutja me emrin e madh të Allahut!
Zoti i madh ka emra të bukur, emra të mrekullueshëm. Po është një emër që quhet emri më i madh i Zotit, emri më madhështor i Zotit që nëse njeriu i lutet Zotit me të Zoti nuk e kthen lutjen mbrapsht.
Një ditë profeti Muhamed (paqja Zotit qoftë mbi të) me njërin nga sahabët (shokët e tij) po lëviznin në xhami, dhe profeti Muhamed (paqja Zotit qoftë mbi të) qëndroi pranë një njeriu që po falte namaz. Dhe ky njeri që po falte namaz para selamit po thoshte: Allahumme inij eseluke bieneke ente Allahu, La ilahe il-la Ente, El Ehad, Essamed, Eledhij Lem Jelid We Lem Juled We Lem Jekun Lehu Kufuwen Ehad En(…………) Te kllapat fut deshiren O Allah unë të lutem Ty sepse Ti Je Allahu, tjeter Zot Te Vertete, Meritor për adhurim nuk egziston, I Panevojë per askend edhe asgje I Nevojshem per çdo gje qe te jete edhe egzistoje Absoluti, Zoti qe ska lindur Zoti qe nuk ben femije lind, Ai që ska te krahasueshem me Te as te ngjashem as qe te kete bashkeshorte që mua të (…………).
Ndërkohë profeti Muhamed (paqja Zotit qoftë mbi të) tha: Ky sapo u lut me emrin e madh të Allahut, që kush i lutet me të Allahu lutjen nuk ia kthen, Allahu lutjen nuk ia refuzon.
Dr.Imam Ahmed Kalaja