Jeta jonë po shkrihet – Dijetarit i bie të fikët nga ky shembull! Merrni mësim nga kjo ngjarje

Dikur një dijetar nuk e kuptonte dot se pse në disa ajete të Kur’anit Zoti betohei mbi kohën.

Pyeste shpesh veten për kuptimin e ajetit: “Pasha kohën, me të vërtet njeriu është në humbje…” i cili përmendet në suren Asr.

Një ditë kur ai po kalonte në treg, u afrua pranë një burri që shiste akull. Meqenëse në atë kohë nuk kishte frigorifer, akulli që ruhej në vende të ftohta sillej në treg dhe shitej. Shitësi vazhdonte të thoshte: Blini akull, ne kemi akull.

Ai pothuajse po përpiqej të shiste akull me zorr duke i kapur njerëzit prej krahësh.

Dijetari i tha shitësit të akullit: Pse insiston kaq shumë, a shitet me dhunë? Shitësi i thotë: Po shkrin o i nderur, nëse nuk e shes jam i humbur!

Dijetarit i bie të fikët në ato momente, dhe njerëzit që ishin përreth e çuan në një hije tende. Kur erdhi në vete e pyetën: Çfarë të ndodhi? Ai tha: Unë e pashë jetën time në akullin e shitësit. Tani e kuptova pse Zoti u betua në kohën dhe se njerëzit janë në humbje. Jetët tona po shkrihen si akulli.

Nëse nuk mund të shesim atë tek Zoti, ajo shkrihet njësoj si akulli i pashitur i cili pasi shkrihet nuk ka asnjë vlerë.

Kliko këtu për të parë videon.