Lutjet dhe dhikri, a thuhen me gjuhë dhe me mendje apo vetëm me mendje?

Pyetje: Lutjet dhe dhikri, a thuhen me gjuhë dhe me mendje apo vetëm me mendje?

Përgjigje: Dhikri, përmendja e Allahut, nuk quhet përmendje në qoftë se njeriu thjesht e mendon, por duhet patjetër ta thotë me gojë. A mund ti thuash dikujt që e ke përmendur tek disa njerëz, por ti faktikisht nuk e ke përmendur, thjesht e ke pasur në mendje? Nuk mund ti thuash, ti nuk e ke përmendur thjesht e ke pasur në mendje. S’quhet përmendje.
Përmendje e Allahut quhet kur njeriu e thotë (për shembull): “SubhanAllah, elhamdulilah, la ilahe il Allah, Allahu ekber.” Nuk është kusht që të bërtasë, nuk është kusht që ta dëgjojnë njerëzit, por të paktën ai duhet ta shqiptojë me veten e tij me gojën e tij. Pra, nuk quhet dhikër vetëm me mendje, por duhet patjetër të shqiptohet me gojë.
Përveç se nëse është në situata të atilla që nuk e përmend dot me gojë, si për shembull kur është në banjo dhe do të bëjë bismilah, s’bën dot bismilah, por e mendon bismilanë me mendje dhe merr abdes. Pra, kur është situata që nuk e thotë dot, nuk ka problem e bën me mendje, por në origjinë dhe ajo që është bazikja është që përmendja e Zotit duhet të jetë patjetër me shqiptim.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon