Nëse na vjen për të qeshur në namaz! – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Nëse na vjen për të qeshur në namaz!

Përgjigje: Njeri duhet të kuptojë që kur fal namaz është përpara Zotit, çdo lloj mendimi që i vjen njeriut, çdo lloj kujtimi që i vjen njeriut duhet ta injorojë. Nëse njeriu është në një situatë të tillë që nuk e mban dot, atëherë le ta ndërpresi namazin, të shkojë në banjo të marri abdes, të kthjellohet dhe vjen i kthjelluar.

Nuk lejohet ky lloj namazi, është i papranuar tek Zoti i Gjithësisë. Thonë hanefijtë që nëse njeriu qesh me zë në namaz duhet të përsërisë edhe abdesin, e s’kanë faj tek kjo pjesë, se vetëm abdesi mund ta kthjellojë njeriun, se njeriu kur qesh në namaz do të thotë se po e sundon djalli (shejtani) dhe një abdes i mirë e fik shejtanin e mallkuar.

E rëndësishme! Faktikisht e sakta është që nuk prishet abdesi, por duhet ndërprerë ky lloj namazi, njeriu duhet të kthjellohet, duhet të dijë pse po e fal namazin, përpara Kujt është duke falur namaz dhe duhet të përqendrohet në namazin e tij.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon