Lutja që duhet thënë 7 herë kur një person është i sëmurë që të shërohet! – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Është një lutje që na ka mësuar profeti Muhamed (paqja Zotit qoftë mbi të) ku thotë: “Kush ka dhimbje, e vendos dorën e tij të djathtë në vendin ku është dhimbja dhe thotë tre herë bismilah, pastaj thotë lutjen
E’udhu bil-lahi ve kudretihi min sherri ma exhidu ve uhádhiru. (7 herë)

(Kërkoj mbrojtje tek Allahu dhe me pushtetin e tij nga e keqja që po vuaj dhe nga e cila po bëhem merak!).

Thotë profeti Muhamed (paqja Zotit qoftë mbi të): “Kush e bën këtë lutje në këtë formë, Allahu do t’ia largojë sëmundjen që ka në atë vend.”

Duhet vetëm besim i madh në atë moment kur e bën lutjen, dhe të jesh i sigurt që kjo ka për të ndodhur. Po nëse e bën lutjen hajt ta provojmë inshallah po ndodh dhe jo i bindur, është problem në pranimin e saj.

Ose siç tha profeti Muhamed (paqja Zotit qoftë mbi të): “Kush shkon tek një i sëmurë që nuk e ka këtë sëmundje sëmundjen e vdekjes, dhe thotë lutjen: Es’elullah, rabbul-‘arshil-‘adhim en jeshfijek – (E lus Allahun, Zotin e Arshit madhështor, të të shërojë), Allahu do ta shërojë atë nga ajo sëmundje.”

Pra, janë disa gjëra që kanë nevojë për siguri të madhe në zemër, dhe kur njeriu ka siguri në zemër normalisht që ajo jep efektin e vet.

Dr. Imam Ahmed Kalaja