Lushnje, thyhen xhamat e xhamisë shpallet në kërkim autori i dyshuar

Persona të paidentifikuar kanë thyer me sende të forta xhamat e xhamisë në qytetin e Lushnjes.

Policia ka nisur një hetim në lidhje me sulmin pas kallëzimit të bërë nga myftiu i Lushnjes Gramoz Blliku.

Imami i xhamisë i cili kur ka shkuar në mëngjes ka konstatuar dritaren dhe xhamat e thyer të xhamisë ku besimtarët i luten Zotit.

Pas kallëzimit të Mzftiut Gramoz Blliku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.