Pyetje: Pasi themi në sexhde tre herë: “Subhane Rabbijel-a’la”, a mund të lutemi në gjuhë të tjera përveç arabishtes (pyetjen e kam për namazin farz)?
Përgjigje: Mund të lutesh në sexhde, nëse e bën dhikrin e sexhdes, në gjuhë tjetër përveç arabishtes, në mendimin më të qëlluar, ose më të saktë, ose në mendimin ku jemi më të ngrohtë si mendim. Përse? Sepse i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thënë në hadithin e saktë: “Njeriu është më afër Zotit kur është në sexhde, prandaj shtojini në të (në sexhde) duatë.” Si mund t’i shtojë duatë në sexhde një njeri që nuk di arabisht? Në gjuhën e tij. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thënë: “Pastaj njeriu të lutet për çfarë të dojë.” Pasi të mbarojë et-tehijjatin, salavatet dhe duatë, pastaj të lutet për çfarë të dojë. Një njeri që nuk di arabisht si ta zbatojë këtë hadith? I bie që ky personi mos ta zbatojë dot hadithin që të lutet për ç’të dojë.
Është çështje mendimesh dhe interpretimesh, por unë besoj dhe mendoj se lejohet lutja në gjuhë tjetër përveç gjuhës arabe.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon