Pse ti bën dallim?
Pse ti vëlla dhe motër bën dallim kur martohesh dhe ke fëmijë, harron vëllain dhe harron nënë e babë?
Ose e kundërta e kësaj, je i lidhur shumë me nënën dhe babain, me vëllain dhe motrën dhe i hy në hak bashkëshortes dhe fëmijëve!
Kam parë njerëz që jepen shumë me fëmijët dhe harrojnë vëllain! Ku i çove ditët që je rrit me vëllain, që ke dal nga barku një nëne, jeni dashur dhe keni lozur jeni rritur dhe keni qenë mbështetje?
Kam parë njerëz që jepen pas bashkëshortes dhe harrojnë nënën dhe babain! Po ka dhe njerëz që imponohen shumë nga nëna dhe babai dhe harrojnë bashkëshorten dhe fëmijët!
Kush është muslimani dhe muslimanja e vërtetë i jep hakun që i takon gjithsecilit prej tyre.