Francë, mbyllen sërisht 21 xhami të tjera

Franca po i ngjan Kinës gjithnjë e më shumë për sa i pëket lirive fetare të muslimanëve. Vendi po rrëshqet drejt një diktature me bazë ideologjike laicitetin anti-fetar.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se 21 xhami të tjera u mbyllën në francë.

Duke thënë se 21 xhami janë mbyllur, se procesi i mbylljes së gjashtë prej tyre është duke vazhduar, Darmanin tha se këto hapa janë ndërmarrë në bazë të ligjit “anti-separatist”.

Duke kritikuar republikanët dhe ekstremistët e krahut të djathtë që nuk votuan për ligjin, Darmanin mburrej se ligji mbylli kaq shumë xhami për herë të parë në historinë franceze.

Duke vënë në dukje gjithashtu se ata nuk prekën 36 xhami që u inspektuan dhe u zbulua se “nuk ishin në kundërshtim me ligjin francez“,

Kreu i Ministrisë së Brendshme franceze shtoi se inspektimet në xhami do të vazhdojnë.

Duke iu drejtuar muslimanëve në kuadër të zgjedhjeve presidenciale.

Në gusht të këtij viti, Këshilli Kushtetues i Francës miratoi një ligj të diskutueshëm për “anti-separatizmin”, i cili u kritikua për margjinalizimin e muslimanëve.