Kur të të ngushtohet jeta, a ke dikë tjetër pos Allahut?! Kur të të mbyllet çdo rrugë dhe të të ngushtohen punët, a ke dikë tjetër pos Allahut?!Kur të të dobësohet fuqia e nuk të mbajnë këmbët, a ke dikë tjetër pos Allahut?! Kur të të thahet loti dhe të të ngurtësohet zemra dhe memoria të të dobësohet, a ke dikë tjetër pos Allahut?!
Kur të të largohet dashuria dhe të të braktisin të afërmit dhe shokët, a ke dikë tjetër pos Allahut?! Pasha Allahun nuk e ke askënd pos Allahut. Përmende Atë që edhe Ai të të përmendë. Allahu thotë: Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime)…” ( El-Bekare: 152)
Irfan Jahiu