Allahu thotë: “Atij që shmanget nga Këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t’ia caktojmë një djall, që do t’i bëhet shok i pandashëm.” Zukhruf 36. Ky ajet na tregon se sa më shumë që e përmendim Allahun, aq më larg prej nesh qëndron shejtani, sa më pak që e përmendim Atë, aq më afër është ai (shejtani).
Dhikri bëhet shkak që njeriu të shpëtojë prej shejtanit. Shejtani është gjithmonë në luftë me të, deri në frymëmarrjen e fundit (të njeriut). E nuk ka mundësi ta mbrojë veten ndryshe përveçse me dhikër. Ibn Abbasi radijAllahu anhu thotë: “Shejtani qëndron ulur mbi zemrën e birit të Ademit (nuk ndahet prej saj).
Nëse ai tregohet i shkujdesur në përmendjen e Allahut, ai i bën cytje atij. E nëse e përmend Allahun, ai largohet.” Kur njeriu e përmend Allahun, në çdo kohë, gjendje dhe vend3, shejtani nuk ka mundësi të gjejë ndonjë rrugë të depërtojë tek ai duke i bërë intriga e cytje.