Publikohet formulari që LGBTI çon në kopshte!
Nga çështjet më të diskutuara kohëve të fundit në botë po edhe në Shqipëri, ka qenë dhe nisma për zëvendësimin e termave “Nënë” dhe “Baba” me Prindi 1 dhe Prindi 2.
Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve.
Këtë fenomen e kanë kundërshtuar edhe Komunitet Fetare në vend. Ndër to është edhe nisma Imamit të njohur Ahmed Kalaja dhe Pastorit Akil Pano: Të bashkohemi të gjithë sëbashku me Koalicioni Qytetar Për Mbrojtjen e Familjes përballë çdo aleance që është kundër familjes.
Koalicioni Qytetar Për Mbrojtjen e Familjes përballë çdo aleance që është kundër familjes.
Në një kohë që qeliza; bërthama e një shoqërie familja vihet në diskutim ne jemi një përballë çdo stuhie që mund të kanosë jetën apo shëndetin e embrionit të jetës FAMILJEN.
Së bashku me pastorin Akil Pano si edhe me klerikët e tjerë për të mbrojtur traditën shekullore; për të mbrojtur tradicionalen. Së bashku me zërin e lirë për tju vënë ballë asaj “lirie” që mëpërkëmb vlerat.
Së bashku me shoqërinë civile e cila me termin civilizim nuk ka kuptuar kurrë si shembjen e themelit mbi të cillin ngrihen të gjitha civilizimet. Ai themel është FAMILJA.
Së BASHKU për ti thënë jo :
1- Ndryshimit të ligjit mbi martesën, e cila është edhe duhet të vazhdojë mes një mashkulli edhe një femre dhe jo mes një mashkulli edhe një mashkulli APO një femre edhe një femre; APO mes dy personash.
2- Ndryshimit të ligjit për ndryshimin termit nënë, baba; mami, babi; në kodin e familjes,me prindi një edhe prindi dy.
3- Ndryshimit të ligjit mbi birësimin ku çiftet dymashkullore apo dyfemërore të kenë të drejtën e birësimit të fëmijve pa prindër. Për shkak të traumës psiqike edhe psikologjike që do të pësojë një fëmijë i brishtë i pastër i rritur natyrshëm bio me mami femër e babi mashkull.
4- Ndryshimit të ligjit mbi favorizimin e tyre, në ligjin mbi strehimit apo punësimit ndaj qytetarëve të tjerë të cilët janë natyrshëm edhe jetojnë natyrshëm pa prapashtesa apo parashtesa.
Së bashku të gjithë pa ndasi në përballjen me tronditjen që mund të pësojmë si shoqëri pakuptuar!
Së bashku se vetëm së bashku mund tja dalim;
Mos na lini vetëm!
U shprem Imami Ahmed Kalaja në faqen e tij zyrtare të facebook.