Allahu, nëpërmjet Islamit (me këshillat, rregullat e mësimet e tij) ka rregulluar jetën e njerëzve në përgjithësi, në çdo aspekt, si: në aspektin individual, familjar, shoqëror, material, e jo vetëm në aspektin shpirtëror. Allahu krijesat (në përgjithësi) i ka krijuar në çift. Jo vetëm te bota e njerëzve, por edhe te bota e kafshëve, e bimëve dhe në gjithçka.
Allahu thotë: “Dhe nga çdo gjë, Ne kemi krijuar dy palë, në mënyrë që ju të vini veshin!” Dharijat 49.
Që të vazhdojë lloji i njeriut në tokë, Allahu ka bërë ligj shtimin, lindjen, shumimin, përmes afrimit e bashkimit të dy gjinive, mashkullit dhe femrës, dhe që nyje lidhëse mes tyre të jetë dashuria e mëshira, siç ka thënë në Kuran.
“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” Rum 21.
Të gjithë njerëzit kanë një fillim, një paraardhës, që është Ademi alejhi ue selem, prej brinjës të të cilit Allahu krijoi nënën e njerëzimit
Havanë. Të gjithë njerëzit kanë një pikënisje. Nga këta të dy, çift mashkull e femër, pastaj Allahu ka krijuar shumë meshkuj e femra. Allahu thotë:
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra.” Nisa 1.
Nuk ka formë tjetër për shtimin e njerëzve përveç martesës, çiftëzimit, në mënyrë që njerëzimi të shumohet. Janë dy forma të shtimit të njerëzve:
-lidhja e ndershme, fisnike, e moralshme, që njihet me emrin martesë. Martesa është afrimi mes njerëzve (mes çifteve), një bashkim i ndershëm, i moralshëm, faqebardhë.
-lidhja e pandershme, e ulët, e shfrenuar, e parregullt, që shkakton shkatërrimin e individëve, familjeve dhe shoqërisë. Allahu e ka bërë ligj shtimin e njerëzve përmes çiftëzimit të gjinive të kundërta, nën një martesë të shëndoshë (mes mashkullit e femrës), të pastër, nën një bashkim të ndershëm, e jo përmes formave të tjera të cilat Ai i ka ndaluar.
Përveç martesës që është e moralshme, çdo gjë tjetër pas saj është e pamoralshme, ngase bien ndeshë me mësimet e udhëzimet e Krijuesit të njerëzimit. Allahu i nxitë njerëzit për martesë, ku për këtë do të përmendim disa argumente. Fillimisht themi se martesa është praktikë e të gjithë Pejgamberëve.
Allahu thotë: “Vërtet, edhe para teje Ne kemi sjellë të dërguar, të cilëve u kemi dhënë gra dhe pasardhës.” Rad 38. Allahu gjithashtu thotë:
“Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat…” Nahl 72.
Dhe thotë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” Rum 21.
Dhe thotë: “I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju, si dhe skllevërit dhe skllavet tuaja që janë besimtarë të ndershëm! Nëse janë të varfër, Allahu, do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij; Allahu është i Gjerë në mirësi dhe i Gjithëdijshëm.” Nur 32.
Dhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
” Allahu ka marrë për obligim të ndihmojë tre persona…” , prej tyre përmend: ” ….dhe atë që martohet për ta ruajtur nderin e tij.” 3 Allahu thotë:
“Në të vërtetë, shumë priftërinj dhe murgj përlajnë pasurinë e njerëzve pa të drejtë dhe i largojnë ata nga rruga e Allahut.
Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm.” Teube 34.
Sahabët ishin në një udhëtim me Pjegamberin salAllahu alejhi ue selem dhe biseduan se ky ajet ka zbritur për arin dhe argjendin dhe thanë: “Sikur ta dinim se çfarë pasurie tjetër ka e të cilën mund ta arrijë (fitojë) njeriu!”
Atëherë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem iu thotë: “(Pasuria më e madhe që ka njeriu është) Një gjuhë e cila e përmend Allahun vazhdimisht, një zemër falënderuese (ndaj të mirave të Allahut) dhe një grua besimtare që e ndihmon burrin në besimin e tij.”
Dhe një hadith tjetër përmenden llojet e lëmoshës, e prej tyre përmend se edhe në marrëdhëniet intime mes bashkëshortëve ka lëmoshë. Sahabët e pyesin se si ka lëmoshë në këtë rast dhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem me shembull praktik iu thotë: “Nëse do ta shfrynte epshin në ndalesë a ka
mëkat? Njashtu, kur e shfryen epshin në
lejesë (në hallall, në martesë) ka shpërblim.”
Në një hadith tjetër6 tregohet se një i ri vjen te i Dërguari salAllahu alejhi ue selem dhe i kërkon t’ia lejojë imoralitetin. Atëherë i thotë: “A do doje të bënte dikush imoralitet me nënën tënde, me hallën tënde, me motrën tënde, me vajzën tënde?” Që të gjitha nuk i pranon (thotë “jo”).
Shejkh Abdurrezak el Bedr komenton: “Të bëjmë krahasim mes këtij djali të kohës së të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe një djaloshi të kohës së sotshme. Atëherë nuk ka pasur as internet, as TV etj., e megjithatë ka rënë në sprovën (joshjen) e imoralitetit.
Po të rinjtë e sotshëm ku janë? Nëse nuk kemi mëshirë e kujdes duke i ruajtur fëmijët, vëllezërit e të afërmit tanë nga kjo sprovë, vAllahi kjo është sprovë e madhe dhe sot është mundësia e rreziku më i madh që të bien në të sesa në atë kohë.” Ka ajete e hadithe të shumta që flasin për këtë temë.