Lobet homoseksuale, gjithë luftën e tyre e ngrejnë mbi pretendimin se “orientimi seksual” duhet të konsiderohet si i lindur dhe si i tillë, ka këtë atribut njësoj si gjinia, raca, etnia, origjina, gjuha, përkatësia prindërore etj. Për këtë ata i sheh të angazhuar në agjendën e tyre për të penetruar kudo ku të munden.
Këtyre individëve, po u sjellim studimin e dr. Neil Whitehead, një kërkues eminent i cili ka punuar për Kombet e Bashkuara dhe për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike si biokimist dhe statisticien, në një studim të publikuar nga NARTH (National Association for Research & Therapy of Homosexuality) ku janë përfshirë studimi i fëmijëve binjakë identikë nga SHBA, Australi dhe vendet skandinave, arrin në konkluzionin se homoseksualët nuk janë të lindur të tillë. Ai e bazon këtë përfundim duke u mbështetur pikërisht në këtë sipërmarrje, e cila ka analizuar gjenet dhe ADN¬në e binjakëve identikë.
Nënat e binjakëve gjatë barrave u ushqyen me ushqim të njëjtë dhe u trajtuan me kushte të njëjta paralindjeje.
Dr. Whitehead thotë se nëse pranojmë se homoseksualiteti zanafillon që në strukturë gjenetike dhe një nga binjakët është gay, atëherë edhe binjaku tjetër duhet të jetë gay për shkak se ata zotërojnë ADN identike në 100%. Por kjo nuk ndodh me binjakët të cilët nuk janë verifikuar të jenë të dy të tillë. Nëse njëri ka rezultuar gay më vonë, shanset që tjetri të bëhet i tillë kapin vetëm 11% të mundësive edhe pse ADN-ja e tij ishte identike me të parin, çka rrëzon teorinë e homoseksualizmit që në lindje. “Askush nuk është i lindur gay thekson shkencëtari, faktorët që krijojnë homoseksualizmin në njërin nga binjakët identikë, janë faktorë që lidhen me shkaqe postlindje.
Po ashtu ¬vazhdon ai- numri i homoseksualëve të kthyer në hetero, është më i madh se numri i homoseksualëve dhe biseksualëve të marrë së bashku. Pra, ish-personat gay, e tejkalojnë numrin e homoseksualëve aktualë”. Nëse do të ishin të lindur që në strukturë gjenetike, një fenomen i tillë nuk do të ndodhte”- e përmbyll konkluzionin dr. Whithead.
Agresiviteti i agjendës gay është një sulm së pari ndaj të vërtetës dhe së dyti ndaj familjes si e vetmja formë e transhenduar e riprodhimit të qënies njerëzore. Sajesa të tilla të tipi “prindi 1” dhe “prindi 2”, apo gjinia “x” , janë karikatura të përkohshme për të cilat njerëzimi e ka një vend në koshin e historisë.
Redi Shehu