Pyetja: Dyshoj shpesh herë se burri me tradhëton, dhe po vuaj shumë shpirtërisht, edhe pse kam 14 vjet e martuar nuk jam e qetë në asnjë ditë! Si duhet të veproj?
Përgjigje: E para nuk duhet të dyshosh, dyshimi nuk është i mirë. Se ja p.sh rasti jot konkret, edhe pak do të kalosh në çmendi, ndoshta mund të ketë ngelur edhe disa javë nëse vazhdon me këtë gjendje. Pse duhet të dyshosh? Nuk lejohet të dyshosh. Do thuash ai ngeli gjithë ditën jashtë! Po bëji ti shkaqet dhe sebebet që ai të qëndrojë gjithë ditën brënda.
Ndoshta ambienti jashtë për të është shumë më joshës dhe më ofrues sesa ambienti brënda. Dhe mund të jetë bashkëshortja shkak dhe sebeb në këtë mesele që ai të qëndrojë më shumë jashtë shtëpisë sesa brënda.
Prite mirë, prite gëzueshëm, rregulloja ambientin e shtëpisë, kënaqe, sillu mirë me të, lavdëroja nënën dhe babain, lavdëroja punën që bën dhe burri do të vijë në shtëpi.
Nëse bashkëshorti kur vjen në shtëpi e gjen shtëpinë rrëmujë, era e keqe, nuk gjen asgjë për të ngrënë, dhe fillon i flet ti për nënën dhe babain, e nuk lë njeri nga fisi i bashkëshortit pa marë nëpër gojë, normalisht që burrit i bëhet më mirë të qëndrojë me shokët dhe të vijë në shtëpi si në hotel në darke sesa të qëndrojë në shtëpi.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Vijon më poshtë…
Kliko këtu për të parë videon