Ka thënë Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Zoti qoftë mbi të) : “Njerëzit më afër që do jenë me mua në Ditën e Gjykimit, janë më të moralshmit, ata që kanë sjelljen dhe moralin më të mirë.”
Mos lëndo asnjë zemër, le ta lëndojnë të tjerët zemrën tënde. Kjo të lartëson aty ku nuk e mendon. Pasha Zotin, kur arrin në një nivel të caktuar që ti e ke këtë moral, nëse arrin që t’ia lëndosh dikujt zemrën, automatikish do të lëndohet zemra jote më shumë, sepse ti nuk je mësuar të lëndosh asnjë zemër, ti nuk je mësuar të flasësh vrazhdë, ti nuk je mësuar të mërzisësh askënd.
Për Zotin ky është morali Profetik.
Ka thënë: “Njerëzit më afër meje, më pranë meje Ditën e Gjykimit, janë ata që kanë moralin më të mirë.”
Ajo që ne na shkatërron sot është se një gjë ndodh, e kthejmë në njëqind paragjykime. Nuk është kështu, gjërat sqarohen. Ngrejmë njëqind paragjykimet që në fajt mund të zgjidhen me një telefonatë ose me një takim. Mos e ler portën e paragjykimit se do të shkatërrojë, sqaroi gjërat. Pasi ti kesh sqaruar dhe vërtetuar, ke të drejtë ta gjykosh.
Hoxhë Elvis Naçi