A mund të shpenzojë gruaja nga pasuria e burrit të saj për të ndihmuar një të varfër pa e ditur ai?

Pyetje: A mund të shpenzojë gruaja nga pasuria e burrit të saj për të ndihmuar një të varfër pa e ditur ai?

Përgjigja: Po mund të japësh nuk ka asnjë problem, ke sevap edhe shpërblim te Zoti. Madje edhe burri që ndoshta nuk i ka qejf këto muhabete, i shkon sevapi dhe shpërblimi.

Sepse përderisa është nga ekonomia e burrit edhe pse ai nuk mund ti ketë qejf këto muhabete, atij i shkon sevapi dhe shpërblimi. Pra në këtë rast të dy janë partnerë në shpërblim, si burri edhe gruaja. E rëndësishme është që mos të dëmtohet ekonomia e shtëpisë, dhe nëse është diçka që nuk dëmton absolutisht lejohet.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të parë videon