ZBULIMET E MYSLIMANËVE QË NDRYSHUAN BOTËN “GRUPET USHTRAKE”

Shumë studentë të cilët kanë marrë pjesë në shkolla të larta dhe universitete në botën perëndimore janë të njohur me grupet marshuese muzikore ushtarake. Të përbëra nga disa qindra muzikantë, grupi marshon në një fushë gjatë një ngjarje sportive për të argëtuar audiencën. Këto grupe marshuese të shkollave ishin zhvilluar gjatë Viteve të Barutit në Evropë, të cilat ishin të dizanjuara për të inkurajuar ushtarët gjatë betejave.

Kjo traditë ka origjinën e vet nga grupet osmane të viteve 1300, të cilat ndihmuan ushtrinë osmane të jetë njëra ndër ushtritë më të forta në botë. Si pjesë e policisë Jeniçere të perandorisë osmane, qëllimi i grupit Mehter ishte të luante muzikë me zë të lartë e cila do të frikësonte armiqtë dhe inkurajonte aleatët.

Duke përdorur daulle dhe çapare, zërat e krijuar mund të depërtonin me milje larg. Gjatë pushtimit të Ballkanit nga perandoria osmane, ndërmjet shekullit 14-16, grupet Mehter iu bashkoheshin ushtrive osmane, të cilat shiheshin gati të pamposhtura edhe në sytë e aleancave të forta evropiane. Përfundimisht, Evropa kristiane gjithashtu filloi të përdorë këto grupe për të frikësuar armiqtë.

Legjendat madje thonë se pas rrethimit të Vjenës në vitin 1683, forcat e tërhequra osmane kanë lënë disa instrumente muzikore të cilat austriakët i kanë mbledhur, studiuar dhe i kanë vënë në përdorin. Ushtritë nga e gjithë Evropa shumë shpejt filluan me implementimin e këtyre grupeve marshuese, e cila madje kishte rezultuar edhe me përparimin e ushtrive evropiane ndër shekuj.