Statusi i gruas në Islam

Gruaja ne te kaluaren ishte ne kerkim te pozites
se saj, nderi i saj ishte i neperkembur, dinjiteti i
saj ishte i shtypur. Pra ne te gjitha fushat ajo ishte
ne pamundesi per te vendosur per te drejtat e saja.
Me ardhjen e Kur’anit asaj i kthehet vlera si njeri.
Kur’ani ne shume ajete dhe sure parashtron dispozitat
rreth saj, pikerisht kaptina me e madhe e Kur’anit i
kushtohet rregullave rreth saj ne raport me mashkullin
dhe ne kete menyre rregullohen dispozitat edhe ne
raportin bashkeshortor ne theks te veçante..

Prandaj, para se te flasim rreth ketyre rregullave dhe
dispozitave Kur’anore ( ne veçanti ne suren el-bekareh)
do te bejme nje veshtrim te pergjithshem mbi qendrimin
islam ndaj femres. Karakteristike e pare e raportit kur’anor
ndaj femres eshte barazia e gjinive. Kur’ani na meson qe
femra dhe mashkulli jane krijesa te Allahut dhe se ne asnje
menyre femra nuk eshte e nje rangu me te ulet se mashkulli.
Ne kontekst te kesaj, Kur’ani vuri dispozita per te dy gjinite
e qe kane te bejne me çështje te drejtave dhe barazive
te tyre ne shoqeri.

Allahu ka garantuar çdo anetari te shoqerise te drejtat dhe
barazine mes tyre, duke kerkuar qe detyrat dhe obligimet
e vura nga Ai te jene te zbatueshme pa dallim. Secili nga
ne ka detyra ndaj tjetrit si njerez, femer apo mashkull. Islami
i dha vlere dhe konsiderate femres e cila ka rol kyq dhe eshte
pjese e barabarte e shoqerise-si krijese. Islami i konsideron si
mashkullin ashtu edhe femren si krijesa madheshtore te Zotit,
ajo shihet si pjesetare shembullore ne shoqeri.

Zoti fuqiplote i krijoi njerezit prej nje baze, nje origjine,
prej dheu siq e permend edhe ajeti: “ O ju njerez! Kinie
friken Zotin tuaj qe ju ka krijue prej nje veteje ( njeriu)
dhe nga ajo krijoi palen ( shoqen) e saj e prej atyre dyve
u shtuan burra shume e gra” En Nisa 1

Gruaja ne islam eshte pjese integrale e shoqerise sikurse
burri, ne kete referohet edhe ajeti Kur’anor:” O ju njerez,
vertet Ne ju krijuam juve prej nje mashkulli dhe nje femre,
ju beme popuj e fise qe te njiheni ndermjet vete, e s’ka
dyshim se tek Allahu me i ndershmi nder ju eshte ai qe
me teper eshte ruajtur” El huxhurate 13

Kur’ani na lajmeron se femra ne kohen e injorances arabe
ishte e perbuzur, ne veqanti lindja e vajzes shkaktonte mllef
dhe fshihej prej njerezve per shkak te lindjes se saj. Mbi
pikepamjen islame rreth statusit te femres eshte folur shpesh
dhe kjo sot nuk eshte diqka e re sipas islamit, per faktin se
shume ajete, dhe sure i japin rendesi asaj, por edhe tituj te
shumte ne jurispudencen islame ne kapituj te ndryshem
flasin per femren dhe statusin e saj.

Islami beri emancipimin e femres e cila ne kohet e kaluara
iu nenshtrua padrejtesise dhe mohimit te se drejtes se saj
per jete te lire publike dhe shoqerore. Asaj i ndalohej prekja
e librave te shenjta si dhe i mohohej e drejta per te marre
pjese me burrat ne aktivitetet shoqerore: “Kush ben ndonje
nga punet e mira, qofte, mashkull ose femer duke qene
besimtar, te tillet hyjne ne xhenet dhe nuk u behet fare
padrejtesi” En nisa 124

Por edhe ne shume ajete tjera Kur’ani i jep poziten dhe
pergjegjesine e femres, ajo konsiderohet ne islam me
pergjegjesi te ndara nga mashkulli, si ne aspektin e besimit ,
moralit dhe veprimtarise se saj ne shoqeri. Roli i saj ne
shoqeri eshte i madh dhe se ajo paraqet pjesen e shoqerise
muslimane. Imazhi i saj ne islam eshte imazh i bukurise,
drejtesise dhe dinjitetit, ne familje ajo sjell strehimin paqesor,
siq e potencon Kur’ani Famelarte: “Dhe nga faktet (e madherise se)
e Tij eshte qe per te miren tuaj, Ai krijoi nga vete lloji juaj palen
(grate), ashtu qe te gjeni prehje tek ato dhe ne mes jush krijoi
dashuri e meshire.” Err rum 21

Ne nje prononcim te tij ne lidhje me femren dhe statusin
e saj ne islam, Dr. Buti deklaron: “ Islami i konsideron si
mashkullin ashtu edhe femren krijese e ndershme e Zotit,
mbi parimin e njerezise dhe i vetmi dallim qe e verejme mes
tyre eshte veprimtaria e tyre apo shkalla e devotshmerise,
bazuar ne kete ky mund te jete ndryshimi mes tyre”

Dispozitat islame ne raport me femren E drejta financiare

Eshte e njohur nga e kaluara e popujve se femra ne
shoqerite e tyre nuk gezonte asnje te drejte, civile, sociale
dhe shoqerore. Me ardhjen e islamit gjendja e saj rregullohet
teresisht duke konfirmuar pavaresine dhe te drejtat e saja
civile si dhe duke shpallur lirine e saj te plote financiare. Zoti
thote: “Burrave ju takon hise nga ajo qe fituan ata dhe grave
gjithashtu ju takon hise nga ajo qe fituan ato…” En nisa 32

Ajeti tjeter verteton parimisht te drejtat ne trashegim per
meshkuj dhe per femra’’Meshkujve ju takon pjese nga
pasuria qe e lene prinderit e te afermit( pas vdekjes ),
edhe femrave ju takon pjese nga ajo qe lene prinderit
e te afermit…” en nisa 7. Asaj i lejohet te posedoj pasuri
edhe pa pelqimin e bashkeshortit, ka te drjeten per te
shitur e blere si dhe per te administruar me parate dhe
pronen e saj.

“E ne rast te abuzimit te se drejtes se saj
financiare, atehere e drejte e saj eshte qe
me kembegulje te kthej dhe te vertetoj te
drejten ne trashegimi . “Islami paralajmeroj
njerezit per injorancen e tyre ndaj femres te
cilet abuzojne me te drejten e saj, ne rastin
kur asaj i mohohet e drejta ne trashegimi
pas vdekjes se prindit apo bashkeshortit apo
vendimi per t’i ndaluar asaj martesen ne
menyre qe te perfitohet nga pasuria e saj.
Asaj i lejohet te posedoj pasuri edhe pa
pelqimin e bashkeshortit Kur’ani vendosi
per pavaresine financiare te mashkullit dhe
femres duke i bere ata pergjegjes te pavarur
ne çështjet financiare dhe permes kesaj anuloi
keto zakone duke i dhene tere farefisit femeror
hise dhe te drejten ne trashegimi.

Kur’ani thote: “ edhe femrave gjithashtu
ju takon hise nga ajo qe fituan ato…”

Ne kete ajet Allahu konfirmon se pasuria e femres
eshte e ndare prej pasurise se mashkullit dhe ne
kete kontekst Dr. Muhamed ebu Faris njohes i mire
i kesaj fushe thote: “ Eshte e drejte e femres per te
poseduar pasuri te luajtshme dhe dhe te paluajtshme
e per kete jane sjelle dispozita juridike nga Kur’ani dhe
se shperdorimi i ketyre fondeve nga gjinia tjeter llogaritet
kundervajtje dhe ndeshkim per abuzuesit e pasurise se
femres e e cila ne çdo forme ka te drejten legjitime te
mbroje dhe te marre te drejten e saj, gjithehere ne
perputhje me normat islame”.

E drejta per pune: Ne lidhje me te drejten e punes,
islami konsideron se femra mbane pergjegjesine
primare ne çeshtjet dhe menaxhimin e puneve te
shtepise , kujdesin per higjienen, per femijet dhe
edukimin e tyre. Pra ajo eshte pergjegjese kryesore
ne familjen e saj. Gjithashtu ajo mban edhe pergjegjesi
ekonomike ne familje si dhe nuk ka pengese qe ajo te
punoj edhe jashta shtepise gjithehere duke ruajtur
dinjitetin dhe personalitetin e saj .

Edhe femra pra eshte me te drejta te plota siq e ceka
me lart, por parimisht ajo duhet te perqendroj kujdesin
e saj ndaj edukimit te brezave te cilet do te ishin ne
sherbim te shoqerise dhe kjo ne nje menyre llogaritet
pak me e lehte se sa puna e saj ne industri, bujqesi apo
tregti edhe pse puna e tille eshte e lejuar per te apo pune
tjera qe jane ne suaza te lejuares. Argument tjeter i lejimit
te punes dhe daljes se gruas per nevoja te veta eshte edhe
ky ajet kur’anor: “ Burrave ju takon hise nga ajo qe fituan
ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo qe fituan ato”
En nisa 32

E drejta per arsimim

Ne lidhje me te drejten per arsimim, kur’ani ka kerkuar
nga njerezit qe te kerkojne diturine e qe shume ajete
i referohen rendesise qe ka dija, shkenca dhe kerkimi
i diturise ne vazhdimesi. Per kete kemi ajete te shumta
por edhe hadithe qe obligojne kerkimin e diturise.
Islami e beri obligim kerkimin e diturise per çdo musliman
dhe muslimane dhe se ne shoqerine islame asnjehere nuk
mund te kete ndalese per marrjen e diturise per asnjeren gjini.

Lexuesi i kur’anit veren qarte percaktimin hyjnor per
te drejten e arsimimit te femres sepse ajo konsiderohet
gjysma e shoqerise e per kete fakt ajo nxitet per shkence,
arsim si dhe kujdes te jashtezakonshem ndaj dijes.

Na eshte e njohur qe ajeti i pare apo kryetitulli kur’anor
eshte “LEXO” si dhe ajeti tjeter: “ Po Allahut ia kane friken
nga roberit e Tij, vetem dijetaret…” Fatir 28

Imam Nesefiu ne komentimin e tij rreth ketij ajeti thote:
“Friken Allahut ia kane ata shkencetare te cilet njohin dhe
madherojne Allahun me cilesite e Tij madheshtore, por edhe
studimin e tyre mbi Librin e shenjte si dhe mesimet e te
derguarit a.s. permes kesaj atyre u shtohet frika

Pejgamberi a.s. ne nje thenie te tij obligon te dy gjinite per dije:
“Kerkimi i diturise eshte obligim per çdo besimtare dhe
besimtare” Ibn Maxheh

Ndersa Dr. Nurud-din Itr ne lidhje me arsimimin e
femres thote: ”Ketu kemi te bejme ne radhe te pare
mbi detyrat qe ka femra per te njohur parimet elementare
si çeshtjet e besimit dhe konditave te fese por edhe ato qe
kane te bejne me interesin e saj dhe obligimet e jetes qe
ka ajo dhe se kryerja e obligimeve eshte detyre per te,
e ne kete rast edhe kerkimi i diturise”

Ne kohen e te derguarit, grate e pane te rruges nevojen
e marrjes se njohurive, per kete arsye shkuan te i derguari
dhe kerkuan qe edhe ato te jene pjese e keshillave dhe
njohurive qe predikon i derguari a.s. Ebi Seid el Hudrijj rrefen:
Femrat kerkuan nga i derguari qe edhe per to te kete kohe
per ligjerime dhe keshilla. I derguari u premtoi atyre nje dite
per t’u ligjeruar dhekeshilluar Kjo tregon per interesimin qe
kishte femra per t’u pajisur me dije qe ne ato kohe, ndersa
sot bota moderne pavaresisht nga thirrjet per emancipimin
e grave ngec ne kete drejtim.

Femra sipas islamit ze vend te rendesishem me nje mision
shkencor ku ajo e ka te qarte vendimin dhe statusin e saj
per t’u pajisur me njohuri shkencore e qe per kete qarte
flet Kur’ani dhe i Derguari Muhamed a.s, por edhe libra te
shumte ne sferen e arsimimit te femres.