Shpeshherë lajmi i përhapur nuk besohet

Gjeneral George Crooke, njëri ndër luftëtarët më të mëdhenj të Indisë në historinë Amerikane, në faqen 77 të ditarit të tij deklaron: Vërtetë gati çdo shqetësim dhe mërzi tek Indianët rrjedh nga imagjinata e tyre, e jo nga ngjarjet e vërteta.” Allahu [xh.sh.] thotë: “E çdo zë e mendojnë se është kundër tyre” (Knr’an 63:4).
“Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do të ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejt do të përçanin mesin tuaj” (Kur’an 9:47).

Profesori i shquar Hawks i universitetit Columbia thekson: “Çdo sëmundjeje që është nën diell ose i gjendet shërimi ose s’i gjendet kurrë. Nëse ka shërim, atëherë përpiqu ta gjesh, e nëse nuk ekziston ilaçi atëherë mos u intereso për të.” Mbi këtë thënie kemi hadithin e Pejgamberit [s.a.v.s.] që thotë: “Nuk zbriti Allahu [xh.sh.] asnjë sëmundje, pa zbritur ilaçin (shërimin) e saj. E diti kush e diti, nuk diti kush nuk diti. ”