Sfida e madhe për të bërë një sure (kapitull) si suret e Kuranit

Zoti thotë në Kuran: “E n.q.s. ju jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit Tonë, atëherë sillni ju një sure si (suret që ka) ai dhe thirrni dëshmitarët tuaj veç Allahut, nëse jeni të sinqertë. E në mos e paçit bërë, dijeni se nuk do ta bëni kurrë. Atëherë kijeni frikë Zjarrin, lëndë
djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Ai
është përgatitur për jobesimtarët. E përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se do të jenë në kopshte (të Parajsës), poshtë të cilave rrjedhin lumenj…” (Kuran, 2: 23-25)

Që kur Kurani u shpall, 14 shekuj më parë, askush nuk ka qenë në gjendje të bëjë një sure që t’i afrohet sureve të Kuranit në bukurinë, elokuencën, madhështinë, ligjet, informacionet e saktë dhe profecitë që përmbajnë ato.

Megjithëse surja më e shkurtër ka vetëm 10 fjalë, askush nuk ka mundur ta përballojë këtë sfidë, as atëherë e as tani.

Disa arabë jobesimtarë, armiq të profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të), u përpoqën të bënin një sure si suret e Kuranit, por megjithëse Kurani ishte në gjuhën e tyre dhe megjithëse arabët e asaj kohe ishin oratorë të mëdhenj e bënin poezi mjaft të bukura që lexohen dhe vlerësohen edhe sot e kësaj dite.

Ata përsëri nuk arritën kurrë të bënin një sure  si suret e Kuranit. Surja më e shkurtër në Kur’an (surja 108) përbëhet vetëm nga dhjetë fjalë, mirëpo askush nuk ka mundur që ti bëjë ballë sfidës për të
prodhuar një sure si suret e Kur’anit.