Përse Isai a.s. do të falet pas Imam Mehdiut?

Imam Mehdiu do të jetë prijësi I përgjithshëm,
saqë edhe Isai do ta pasoje atë: Xhabiri ( Allahu
qoftë i kënaqur më të) ka thënë: “I dërguari i Allahut
( salallahu alejhi ëe selem) tha: “Isai do të zbres dhe
udhëheqësi Mehdi do ti thotë: “Eja na udhëhiq në
namaz”, por ai do ti thotë:”Jo, ata duhet ti udhëheq
dikush nga ju si nder që i ka bërë Allahu këtij umeti.”

Ndërsa në versionin e transmetuar nga Muslimi thuhet:
“…pastaj do të zbres Isai, i biri i Mejremës dhe udhëheqësi
i tyre do ti thotë: “eja na udhëheq në namaz”, por ai do të
thotë:”Jo, disa nga ju janë udhëheqës mbi të tjerë si nder
nga Allahu për këtë umet.” (Transmeton Muslimi , 225)

-Transmeton Said el Hudriu nga i dërguari i Allahut
(salallahu alejhi ëe selem) se ai ka thënë: “Ai është prej
nesh, pas të cilit Isai, i biri i Mejremës do të falet.”
(Transmeton Ebi Naim Akhabar el Mehdi. Shejh Albani
thotë se hadithi është sahih, shiko : el-Xhami el-Saghir,
5/219, hadithi 5796).

-Transmetohet nga Ebu Seid El Hudri, se i Dërguari,
salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Ai, pas të cilit do
të falet Isai, i biri i Merjemes, është prej nesh.”
(Transmeton Ebu Nuajmi në ”Lajmet rreth Mehdiut”,
sikurse tregon Sujuti në ”El Haui”, 2/64 duke e
vlerësuar si të dobët. Shejh Albani, rahimehullah,
ka thënë se ky hadith është i saktë).

-Shejh Jusuf El Uabil, kur sqaron mbi hadithet që
flasin mbi Imam Mehdiun, thotë: ”Këto hadithe të
transmetuara në dy sahihët dëshmojnë për dy gjëra:
E para: Kur Isai, i biri i Merjemes të zbresë prej qiellit,
prijësi i muslimanëve do të jetë një burrë prej tyre.

E dyta: Prezenca e këtij prijësi në kohën e faljes
(namazit), dalja e tij si prijës i muslimanëve në falje
(namaz) dhe kërkesa e tij ndaj Isait, të birit të Merjemes
kur ai zbretë nga qielli që t’u prijë muslimanëve në falje
(namaz), të gjitha këto tregojnë se ky prijës është
vepërmirë dhe i udhëzuar.

Këto hadithe, edhe pse emri i Mehdiut nuk përmendet
tekstualisht, tregojnë cilësi të një burri vepërmirë, që
u prinë muslimanëve në atë kohë. Këto hadithe të
përmendura në dy sahihët janë shpjeguar dhe janë
qartësuar nga hadithe të tjera të transmetuara në suneve
dhe musnede, të cilat tregojnë se ky burrë vepërmirë
quhet Muhamed, i biri i Abdullahut dhe i thuhet Mehdi,
sepse hadithet shpjegojnë njëri-tjetrin.

Këtë fakt e vërteton edhe hadithi i El Harith Ibn Ebu
Usame në Musnedin e tij, transmetuar nga Xhabiri, ku
i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: ”Kur zbretë
Isai, i biri i Merjemes, prijësi i tyre Mehdiu thotë…”
Ky hadith tregon se prijësi i përmendur në sahihun e
Muslimit, i cili kërkon prej Isait të birit të Merjemes,
që t’u prijë muslimanëve në falje (namaz) quhet Mehdi.”
(”Eshratu Es-Sa’ati”, fq.159).

-Hafiz Ebu’l-Hasan el-Abiri ka thënë: ”Hadithet Mutewatir
të transmetuara nga i dërguari i Allahut salallahu alejhi
we selem dhe që e përshkruajnë Mehdiun janë të shumta.
Ato tregojnë se Mehdiu do të jetë nga familja e pejgamberit,
se do të sundoj shtatë vite, se do ta mbush token me drejtësi,
se Isai, i biri i Mejremës do të shfaqet dhe do ta ndihmojë ta
vras Dexhallin, dhe se ai do ti prij umetit në namaz dhe se Isai,
alejhi selam do të falet pas tij.”