O Allah!

“Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë, dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja”. (Kur’an 55:29). Kur turbullohet deti dhe era e fortë përplas valët e saja me fuqi një mbi tjetrën sikur të ishin të hidhëruara, marinarët thirrin për ndihmë dhe shpëtim: O ALLAH! Kur në terrin e natës së shkretëtirës kalorësi humb drejtimin, dhe karvani prish orientimin e tij, ata thirrin Atë të Cilit terri i natës nuk ia pengon dëgjimin e zërit të nevojtarit: O ALLAH!

Kur ta godasë njeriun e keqja e rëndë, që s’të lejon të bësh lëvizje, s’ke ç’bën tjetër përpos të thërrasësh Allahun: O ALLAH! Kur mbyllen dyert përpara syve, e nuk ka rrugëdalje tjetër pos të mbështetesh i shtangur pas dere, e kur lypësve u shtrohet pëlhura mbi fytyra, njeriu bërtet: O ALLAH! Kur ngushtohet rruga e ju vihen kurthe, ju ndërpriten shpresat e ju këputet litari, ju thirrni me zë të lartë: O ALLAH! Tek Krijuesi yt arrin fjala e mirë, arrin lutja e sinqertë, lidhja e vërtetë, Ai sheh lotin tënd të pastër kur ti e derdh diku në qoshe, ta di fshehtësirën e brendshme ku ti struk sekretin.

Drejt Allahut shtrihen duart dhe drejtohen në mesnatë, duart që nuk do të mbeten të thara, por do të kthehen me atë që kërkove, sepse Allahu është Qetesuesi i përpiktë i zemrës tënde kundrejt fatkeqësisë që të goditi. Me Emrin dhe mbrojtjen e Tij dëbohen dhe largohen të këqijat rreth teje. Me përkujtimin e Emrit të Tij të qetesohet zemra dhe të freskohet shpirti, të shuhet flaka e zemërimit, kthet mendja e zë vend bindja. ”Allahu është shumë Bamirës ndaj robërve të Vet” (Kur’an 42:19).

Emri Allah është më i miri emër dhe përmban më të bukurat shkronja, është shprehja më e vërtetë dhe më e shtrenjtë. Allahut i takon pasuria, fuqia dhe lartëmadhëria. Gjithçka është pronë e Tij. “I kujt është pushteti sot? I Allahut, I Atij që është Një, i Fuqiplotit”(Kur’an 40:16). Allahu është Bamirësi dhe Mbrojtësi, i Tij është pushteti absolut. Po ashtu nga Ai të vjen shpëtimi, pasurimi me dashuri dhe vepra të frytshme. ”Dhe çdo të mirë që keni, ajo është prej Allahut” (Kur’an 16:53). O Zoti ynë, na i zbut zemrat, na e shndërro tmerrin e brengave në hare, na bëj sypatrembur kur na kaplon frika!

O Zoti ynë, freskoji shpirtërat tanë me bindje të paluhatshme, dhe shuaje prushin e shpirtërave të ndezur me ujin e besimit! O Zoti ynë, largoje prej nesh mërzine dhe pikëllimin, lësho mbi sytë tanë të frikësuar siguri, mbi shpirtërat e shqetësuar qetësi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtësi! O Zot! Mundësoja syve të mi ta shohin Dritën Tënde dhe të devijuarit ta gjejnë rrugën e drejtë!

O Zot!Shuaji pëshpëritjet e zërit të ndërgjegjes së keqe prej nesh dhe ago për ne një mëngjes të mbushur me Dritën Tënde, largo nga ne çdo gjë që na shpie në pesimizëm e në shkatërrim. O Zot i Madh! Na bëj prej atyre që kanë frikë prej Teje dhe prej askujt tjetër e mos na bëj prej atyre që s’Të kanë frikë dhe friksohen nga të gjithë.

Kur të kemi nevojë për mbështetje na perkujto mbështetjen tek Ti, kur të jemi lypës na frymëzo të kërkojmë vetëm prej Teje, se Ti je zotërues i hambarëve të pashterrshëm, nga përkujdesja Jote nuk shmanget dot asnjë grimcë, sado e vogel që të jetë, dhe Ti mbetesh me dituri për ne,k udo që të jemi.