Nxjirr nga limoni pijen e ëmbël

I mençuri humbjet i shëndërron në fitore, kurse injoranti frikacak, një fatkeqësi mbi kokën e tij e rrit dhe dyfishon.Kur Pejgamberin s.a.v.s., e dëbuan prej Mekkes në Medine, ai atje themeloi shtetin e ri që
shndriti dhe për ta lexoi një histori.

Kur Ahmed ibn Hanbelin e torturuan dhe e burgosën, ai nuk qëndroi duarkryq në burgun e tij, por nga ajo shtëpi e zezë e me dhoma të errëta doli si prijës i haditheve të Muhammedit s.a.v.s., ku deri në ditën e gjykimit, dituria e tij do të qëndrojë në shërbim të muslimanit.

Serehsiu, komentatorin më të njohur, e hodhën në një pus të thellë e të thatë, por nga ajo thatësi doli dhe nxorri 20 vëllime në Jurisprudencë Islame, ku nga ky fryt rrjedh kroi i dobisë për gjithë studiuesit.

Më dëgjo mirë: nëse mbi ty bien retë e zeza, bindu se nga njëra anë e tyre do të shkëlqejë drita. Nëse dikush të jep lëngun e thartë të limonit, shtoja sheqerin, e nëse dikush të dhuron si peshqesh gjarpërin,
mos e refuzo, pranoje dhe shfrytëzoja lëkurën.

Nëse të kafshon akrepi dije se nga helmi i tij do të kesh dobi kundër helmimit të gjarpërinjve.Pra, në momentet e vështira mos u humb, jetoji ata në mënyrën më të mirë, mos e ndërprej aktivitetin tënd,
se nga kjo kohë do të mund të mbjellësh trëndafila dhe jasmina me erë të këndshme.

“…. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini. (El- Bakare,216)

Franca para revolucionit të saj të ashpër i burgosi dy poetë të lartë, njëri optimist dhe tjetri pesimist e ata të dy nxorrën kokat e tyre nga dritaret e burgut. Optimisti ia lëshoi një shikim yjeve dhe qeshi.

Pesimisti ia lëshoi një shikim dheut të rrugës fqinje dhe qajti; shiko në anën tjetër të fatkeqësisë; ngase e keqja nuk ekziston vetëm, por aty ka të mira, liri dhe shpëtim.

Psikologji Islame – Aid el Karni.