Njeriu i varfër pyet dijetarin: Përse jam kaq i varfër?! Çfarë kam bërë?! Përgjigja ishte befasuese! (video)

Një herë një njeri i varfër pyet një dijetar: I nderuar, më thuaj pse jam kaq i varfër, çfarë kam bërë të jem i varfër!? Sepse nuk ke mësuar të dhurosh i përgjigjet i urti! I varfëri: Si mund të jap kur nuk kam asgjë! Dijetari: Në fakt, ti ke shumë gjëra që të tjerët nuk i kanë. Ke fytyrën me të cilën mund të dhurosh buzëqeshje, ke gojën me të cilën mund të dhurosh urtësi dhe ngushëllim të tjerëve, ke zemrën të cilën mund ta hapësh për të tjerët, ke sytë tek të cilat mund të shohësh të mirat tek të tjerët, ke trupin të cilin mund ta përdorësh për të ndihmuar të tjerët.

Ti në fakt nuk je fare i varfër, sepse varfëria e vërtetë është varfëria e shpirtit iu përgjigj njeriu i urtë. Varfëria është e përkohshme, varfëria e vërtetë është në shpirt. Zoti na bëftë të pastër në shpirt!

Për më shumë ndiq videon e mëposhtme!