NËSE SHIHEN NË ËNDËRR PIJET

Nëse dikush sheh se po pi prej një ene ose diçkaje tjetër dhe pija është e njomë dhe rrjedhëse, kjo aludon për gjatësinë e jetës së tij. Nëse sheh se po pi pije të nxehtë, kjo aludon për sëmundje, por nëse është e turbullt, kjo aludon për pikëllim dhe mërzi. Nëse dikush sheh se po pi një pije të njohur, komentohet si të mira për atë që pi. Kjo është në esencë të komentimit. Nëse dikush sheh se po pi një pije që është shëruese në esencë, kjo aludon shërim, ndërsa nëse pija është e dëmshme, nuk është një gjë e mirë për të.

Është thënë se kush sheh duke pirë ujë të rrushit dhe ka shije të mirë, e cila nuk ka ndryshuar, kjo aludon për të mira dhe bereqet, siç ka thënë Allahu “Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi dbe në të cilin do të kenë të mbjela (vit i begatshëm në përgjithësi).” (Jusui 49)

Komentimi i Ëndrrave Autor: HUSEJN ES-SERRAXH