Ndalu me mua!

Eja të brohorasim me fjalët e kësaj lutjeje të zjarrtë e të vërtetë se ajo ta largon tmerrin e madh, ngushtësinë shpirtërore dhe ta mënjanon hidhërimin: “Nuk ka Zot tjetër pos Allahut të Madhit, të Butit. Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut të Arshit të madh. Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut të qiejve e të tokës, Zoti i Arshit fisnik.

O Mbikëqyrës i Përhershëm e i Përjetshëm, nuk ka Zot tjetër përveç Teje, me Mëshirën Tënde të kërkoj ndihmë! “Zoti ynë, ne jemi në nevojë të Mëshirës Tënde, mos i lër çështjet në dorën time sado të vogla të jenë ato, përmirësomë mua dhe jetën time në përgjithësi, s’ka Zot përveç Teje! “Të kërkoj falje Ty, o Zot, Ti që je Një e përveç Teje tjetër s’ka, Ti je Përcjellësi ynë i përhershëm dhe i përjetshëm, pendimin tim te Ti e drejtoj.”

“Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i Pastër, i Pa të meta. I kam bërë padrejtësi vetes!” “Zoti ynë, unë jam robi Yt, biri i robit Tënd, nën sundimin Tënd është jeta ime,
veprat e mia të kaluara Ti i gjykon dhe je i Drejtë në gjykim. Të lutem me të gjithë Emrat e Tu, me të cilët emërove

Veten me bukuri, i zbrite në Librin Tënd, apo ia mësove ndonjërit nga robërit e Tu, apo i mbajte në Dijen Tënde që është e Panjohur për ne. Zoti ynë, Ty të lutem që me leximin e Kur’anit të gjej ngrohjen e zemrës, le të jetë fjala Jote dritë që hap gjoksin tim, zbutma pikëllimin me Kur an dhe largoma brengën e shpirtit që s’më shqitet.”

“Zoti ynë, Ty të lutem që të më mbrosh nga zemërimi e hidhërimi, nga ligështia dhe përtacia, nga koprracia e frika, nga borxhet e thella dhe vërsuljet e padrejta të njerëzve. “Ne na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtësi më i Mirë!”