Mos u pikëlloni

Përderisa me ty qëndrojnë vëllezërit që të përkrahin, me ty janë të dashurit që të duan dhe kur të godet e keqja, atyre edhe më tepër u shtohet lidhja e dashurisë, mëshirës ndaj teje dhe bëhen më të fortë për ty. Për të të ndihmuar, nuk kursejnë gjë, e as nuk krahasojnë kënd tjetër me ty, sepse janë njerëzit tuaj dhe ti je i atyre.

Vërtetë, shokët e tu, familja dhe tërë farefisi yt t’i harrojnë shpeshherë plagët e pikëllimit, nëse janë të sinqertë. Allahu [xh.sh.] në Kur’anin Famëlartë thotë: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi” (Kur’an 43:67).

Mos u brengos nëse të mrolet dikush në fytyrë, apo zemërohet e të lëndon me fjalë, apo të ndalon nga e mira ndonjë koprac. Shtëpiza e vogël e ndrequr me kashtë dhe shatoret e ndrequra prej pëlhure, me bukë të ngrohtë gruri, janë më të ndershme te ti dhe nëse këtyre iu bashkohet edhe ruajtja e moralit e shpirtgjerësia.

Dije se në këtë jetë je në provim dhe se ai është niëlloj si një sëmundje, që duhet kohë derisa të zhduket. Nëse shpejton ta zhdukësh më shpejt sëmundjen, kam frikë se mos zmadhohet dhe të shtohet dhimbja e saj.

Ashtu si provimi është edhe fatkeqësia që patjetër të duhet kohë derisa të zhduken dhe humbin gjurmët e tij. Pra, ata që janë kërcënuar nga ankthet e fatkeqësisë, frikës e tronditjes janë të obliguar t’i përmbahen: durimit, lutjes dhe pritjes së rrugëdaljes.